40-vjeçari i cili u plagos rëndë në Tiranë, pasi u përplas me një betoniere teksa lëvizte me motor, në zonën e TEG-ut, ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka njoftuar se 40-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, të cilat rezultuan fatale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç, ju informojmë se:
Si pasojë shtetasi E. T., drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital.