fbpx

Aktualitet

U përplas me kamionin, humb jetën shqiptari në Greqi (VIDEO)





               Publikuar në : 20:14 - 22/11/19 |
mapo.al

Një shqiptar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident të rëndë në Greqi.


Siç bën me dije policia helene, aksidenti automobilistik, që i mori jetën një 49-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ndodhi sot (22 nëntor) rreth orës 04:45 të mëngjesit në autostradën e vjetër Thebës-Livadia.



Dy shqiptarët po udhëtonin me një Mercedes-Benz kur u përplasen me një kamion. Përplasja ishte fatale për shoferin që vdiq menjëherë pas plagëve të marra.


Policia arrestoi shoferin 60-vjeçar të kamionit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje.


Etiketa: , ,

Pas