Aktualitet

U përplasën me Ramën, dy studentët e Mjekësisë: Fliste përralla, donim t’i tregonim realitetin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:19 - 21/02/20 |
mapo.al

Dy studentët e Mjekësisë, Klara Begolli dhe Enriko Peçuli, të Lëvizjes për Universitetin, kanë treguar pse u përplasën me kryeministrin Edi Rama një ditë më parë gjatë ceremonisë së diplomimit në Pallatin e Kongreseve.


Dy studentët protestuan në kohën kur po mbante fjalën kreu i qeverisë. Madje Enriko u shoqërua në komisariat. Ky i fundit në shenjë revolte ngriti zërin nga salla duke thënë se “diplomat e tij janë bileta për arratisje”. Ndërkohë Rama iu drejtua se Garda duhet ta largonte dhe t’i jepte recetën.



Për të shpjeguar këtë situatë, dy studentët ishin në studio me Enkel Demin në AbcNews. Sipas tyre gjithçka ndodhin pasi donin që t’i tregonin kryeministrin realitetin tjetër dhe jo atë që po fliste ai.


Pjesë nga intervista në studio:

Enkel Demi: Dje ka qenë një ceremoni në Pallatin e Kongerece për të dhënë diploma të Universitetit të Mjekësisë. Dhe “Lëvizja për Universitetin” zgjodhi që të prishte festën, keni protestuar në momentin që po fliste Edi Rama. Enriko ti je ai personi që Rama tha shkoni dhe jepini ilacet dhe ju ju morën dhe ua dhanë në Komisariat. Ti dhanë ilaçet apo jo, ai e kishte merak këtë si porosi nuk e di a ti dhanë?

Enriko Peçuli: Zakonisht punonjësit e komisariateve kanë siklet kur ndodhin gjëra të tilla. Kanë qenë edhe herë të tjera të jem në komisariat. E kanë siklet, nuk të japin ilaçe.

Enkel Demi: Sillen mirë?

Enriko Peçuli: Po aq sa lejon arsyeja brenda një komisariati.

Enkel Demi: E kam fjalën nuk të kanë dhunuar. Pse e bëtë këtë gjë?
Klara Begolli: Kryeministri që zgjodhi të bënte propagandën e radhës te Uuniversiteti i Mjekësisë, po tregonte përrallën e lumtur. Por harroi që kjo përrallë të binte ndesh me realitetin se studentët e mjekësisë janë ata që po largohen dhe jo vetëm. Por edhe mjekët janë largua në Gjermani.

Enkel Demi: Enriko ti e ke personalisht me kryeministrin?
Enriko Peçuli: Jo unë e kam me pozicionin e tij si kryeministër.

Enkel Demi: Ju i thatë diplomat që jepni ju janë bileta për arratisje. Ajo që më nbëri përshtypje është se kishte edhe duartrokitje në klasë.
Enriko Peçuli: Po normalisht edhe pse ishin për një arye tjetër. Studentët solidarizohen me ne, por nuk mundej të mbetej pa përmendur se arsimi nuk ishte në nivelet e duhura.

Enkel Demi: Pati edhe të tjerë që qeshën?
Enriko Peçuli: Ne nuk pretendojmë se të gjithë janë me ne

Enkel Demi: Kush të nxori jashtë?
Enriko Peçuli: Garda e Republikës.

Enkel Demi: Ti ke punuar turni i tretë, je djalë i mirë. Po pse nuk e mbyll gojën, që të mos flasësh.
Enriko Peçuli: Por nuk kam asgjë për të humbur. Unë po diskutoja edhe në komisariat se të pyesin pse i bëni këto gjëra dhe unë i them që nuk kam ambicie dhe nuk kam asgjë për të humbur.

Enkel Demi: Ju jeni të organizuar politikisht se dje ka qenë edhe 20 shkurti…
Klara Begolli: Ne jemi aktivistë të Lëvizjes për Universitetin.

Enkel Demi: Atëherë do e bëjmë kështu, sa herë të keni nevojë për ilace pas komisariatit ejani në studio. / Abcnews


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas