TIRANË – Aksidenti me dy viktima pasditen e sotme në ‘Xhamllik’ të Tiranës, dyshohet se ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar të një prej automjeteve të përfshira.
MAPO ka mësuar se një prej viktimave është identifikuar si Erion Balla, 36 vjeç. Bashkë me një tjetër ai është përplasur teksa kalonte mbi vijat e bardha.
Ndërsa dy shoferët janë Edmond Murati dhe Eljon Lazri. Ky i fundit është në spital pasi u lëndua nga aksidenti.
Mbetet ende pa u identifikuar viktima tjetër e aksidentit tragjik.
LEXO EDHE: