Ka ndërruar jetë në spital 51-vjeçari që u plagos pasditen e sotme në Rrëshen. Mësohet se viktima është Anton Keli dhe është banues në Malaj të Mirditës.
51-vjeçari që u vra me armë zjarri pasditen e sotme është nipi i Preng (Tonin) Gjinit. Ai u plagos rreth orës 17:40 dhe ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda.
Pista kryesore ishte hakmarrja për prishjen e pazareve të drogës, që deri tani ka sjellë disa viktima mes dy fiseve në Mirditë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Në aksion janë edhe shërbimet e policisë së Lezhës, Mirditës dhe FNSH, për krehjen e zonave duke ngritur disa pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.
LEXO EDHE:
Atentati ndaj Preng Gjinit në Tiranë – Saga e krimeve mes dy fiseve në Rrëshen
Etiketa: Anton Keli