18 ditë pas atentatit, Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi”, i cili mbeti i plagosur në atentatin që iu bë makinës ku udhëtonte prokurori Arian Ndoj ka lënë sot spitalin.
I njohur dhe me emrin Pëllumb Muharremi, ai është shoqëruar drejt banesës së tij me një autoambulancë. Kujtojmë se ai mori një plumb në nofull, çka e bëri të pamundur që ai të jepte dëshminë e tij para policisë, por gjendja e tij tashmë është më e stabilizuar.
“Rrumi” cilësohet si i forti i Shijakut, ndërsa është përfolur si eksponent i botës së krimit. Ai akuzohet edhe për rrahjen barbare të biznesmenit libanez, Faadi Mitri, ngjarje kjo e ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit në vitin 2016. Prej atëherë, Mitri u largua përfundimisht nga Shqipëria.
Nga atentati pranë mbikalimit të Shkozetit humbi jetën Andi Maloku, shofer i prokurorit Arjan Ndoja. Edhe pse iu nënshtrua me urgjencë ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Traumës dhe ndodhej nën kujdesin e mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë, duke ndërruar jetë në spital një javë pas ngjarjes. Ai kishte marrë një plumb në mushkri dhe një në shtyllën kurrizore.
Etiketa: Aleksander Laho, atentati ndaj prokurorit, del nga spitali, Rrumi