Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi po i përgjigjet në mënyrë optimale trajtimit mjekësor për Covid-19. Megjithatë, sipas mjekut të tij personal, ende nuk mund të “shpallet fitorja” mbi virusin.
Dr. Alberto Zangrillo tha të dielën se është optimist që Berlusconi do të bëhet më mirë. Ish-kryeministri i Italisë ka pasur prej kohësh probleme serioze me zemrën.
Ai u shtrua në spitalin San Raffaele në Milano të premten herët pasi doli pozitiv për virusin në fillim të javës. Në atë kohë ai ishte në fazat e hershme të një infeksioni në mushkëri.
“Pacienti po i përgjigjet në mënyrë optimale trajtimit”, u tha Zangrillo gazetarëve jashtë spitalit.
“Kjo nuk do të thotë që ne mund të pretendojmë fitore sepse, siç e dini, ai i përket kategorisë më të brishtë, duke pasur parasysh moshën e tij.”
Të dhënat nga Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali tregojnë se burrat e moshës 80-87 vjeç kanë shkallën më të lartë të vdekjes nga Covid-19 mes rasteve totale në Itali, me 47%.