Princi Joachim i Belgjikës, i cili u prek nga koronavirusi pasi shkoi në një festë në Spanjë gjatë izolimit, ka kërkuar ndjesë publike dhe ka theksuar se do t’i pranojë pasojat.
“Pendohem thellësisht për veprimet e mia” –tha ai në një deklaratë të dielën.
Princi 28-vjeçar udhëtoi nga Belgjika në Spanjë për një intership, më 28 maj, por 2 ditë më vonë shkoi në një festë në qytetin e Córdoba-s.
Princi Joachim, i cili është nipi i mbetit Philippe të Belgjikës, ishte mes 27 njerëzve të pranishëm në festë. Aktualisht ai ka simptoma të lehta të koronavirusit. Ndërsa të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm në festë janë karantinuar.
“Kërkoj ndjesë që nuk i kam respektuar masat e karantinës gjatë udhëtimit. Në këto kohë të vështira nuk doja të fyeja askënd”, -tha ai.
Rregullat e izolimit të Córdoba-s nuk lejojnë grumbullime më shumë se 15 veta. Policia spanjolle ka nisur një hetim për festën dhe ata që kanë thyer rregullat e karantinës mund të gjobiten me 10.000 euro.