Mbrojtësit e Napoli, Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj kanë rezultuar negativ në testin e fundit për COVID-19, konfirmoi klubi italian ditën e sotme.
Dyshja e mbrojtjes e kishin kaluar njëherë koronavirusin, teksa ishin pjesë e ndeshjeve të kombëtareve gjatë muajit nëntor, 25 ditë më parë, ndërsa gjatë testimeve të zhvilluara ditën e mërkurë, ata rezultuan sërish pozitivë.
Trajneri italian, Gennaro Gattuso i përfshiu ata të dy në listën e skuadrës së Napolit për ndeshjen me Real Sociedad të enjten në kuadër të Evropa Ligës, por mbrojtësit rezultuan bartës të virusit para ndeshjes.
Ata menjëherë iu nënshtruan një testi të ri ditën e sotme, kësaj here ata janë shëruar plotësisht nga virusi.