Kronika

U prezantuan si policë dhe grabitën shtëpinë, identifikohen 3 autorët, momenti i arrestimit (VIDEO+EMRAT)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:50 - 02/05/20 |
mapo.al

Zbardhen emrat e tre të arrestuar për grabitjen e banesës në fshatin Qinam të Zall Herrit.


Ata janë Jani Uruçi, 29 vjeç si dhe dy vëllezërit Ndriçim e Durim Bami, përkatësisht 20 dhe 26 vjeç. Policia publikoi edhe pamjet e momentit të arrestimit të grabitësve, të cilët u prangosën në fshatrat Grec dhe Tapizë.


Të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve, ata grabitën mbrëmjen e 30 majit një banesë private. Fillimisht ata u prezantuan si punonjës policie. Pasi lidhën familjarët, autorët kanë grabitur disa sende me vlerë si dhe 40 mijë lekë të reja.


Policia njoftoi sot se identifikoi dhe arrestoi autorët e dyshuar, duke sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur për realizimin e vjedhjes dhe njëra nga armët e zjarrit kallashnikov, me një krehër me fishekë. Ende nuk është gjetur arma tjetër.


LEXO EDHE: 

Arrestohen tre autorët e grabitjes në Zall Herr


Etiketa: , ,

Pas