Kronika

U qëllua 100 herë drejt automjeteve dhe hotelit/ Detaje të rënda nga ngjarja në Tushemisht








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:49 - 08/08/20 |
mapo.al

Detaje të reja zbardhen nga të shtënat me armë zjarri orët e para të mëngjesit të sotëm drejt makinave në parkingun e një hoteli në Tushemisht.


Mësohet se autorët kanë qëlluar me kallashnikov mbi 100 herë drejt makinave të parkuara, duke dëmtuar 6-7 prej tyre, si dhe xhamat e hotelit.


Dyshohet se e gjitha ka qenë një paralajmërim ndaj pronarit të hotelit, pasi autorët kanë shkuar drejt hotelit dhe kanë qëlluar makinat e parkuara, duke dëmtuar edhe mjete të pushuesve, që ndodheshin aty. Ndërkohë, mësohet se pronari i hotelit është shtetasi J. M.


Çfarë deklaroi policia
Më datë 08.08.2020, rreth orës 05:00, në parkingun e nje hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.


Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE: 

Qëllohet me armë zjarri drejt disa automjeteve në Tushemisht


Etiketa: ,

Pas