Aktualitet

U qëllua dy herë nga “Land Rover”-i, Marion Mitro: S’arrita t’i shoh autorët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:48 - 27/01/21 |
mapo.al

Zbardhen detaje të reja nga atentati i djeshëm i Marion Mitros pranë bibliotekës së qytetit të Vlorës.





Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, Mitro ka deklaruar se ka qenë me kurriz në momentin kur u qëllua dhe se nuk ka arritur të shohë dhe identifikojë autorin/ët.


Mitro gjithashtu ka deklaruar se kohët e fundit nuk ka patur asnjë konflikt, kësisoj nuk e di se kush mund të ketë dashur t’i bëjë keq.




Marion Mitro u qëllua mesditën e djeshme disa herë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar nga një automjet tip “Land Rover”.


Ai mori dy plumba në këmbë dhe u dërgua në Spitalin e Vlorës, nga ku edhe ka folur për autoritetet.


Policia e Vlorës ka shoqëruar 8 persona në komisariat, të gjithë dëshmitarë okularë.

Risjellim në vëmendje se Mitro është emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë i dënuar si porositës i atentatit në tentativë me tritol ndaj ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas