Aktualitet

U qëllua me 10 plumba, autorët u siguruan që Bledar Birçaj ndërroi jetë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:10 - 10/05/21 |
mapo.al

Zbardhen detaje të reja nga atentati me armë zjarri mesditën e sotme në lagjen “Hajro Çakërri” të qytetit të Vlorës, ku mbeti i vrarë një 40-vjeçar.






Bledar Birçaj po udhëtonte me një automjet tip BMW X5 kur drejt tij u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë.


Për pasojë Birçaj ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Nga këqyrja e trupit të viktimës mësohet se ai ka marrë 10 plumba të cilët i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.





Edhe nga këqyrja e automjetit rezulton se plumbat janë qëlluar në xhamin e parë dhe në krahun e shoferit. Atentatorët kanë pasur për qëllim neutralizimin e viktimës. Pasi janë siguruar që Bledar Birçaj ka ndërruar jetë, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.



40-vjeçari nuk është një emër i panjohur për Policinë e Vlorës. Në vitin 2011, atëherë 30 vjeç, Bledar Birçaj ka qenë i dyshuar për një vrasje. Ka qenë Gjykata e Apelit të Vlorës ajo që e ka liruar nga akuzat, pasi vendimi i shkallës së parë ka qenë arrest me burg për të, si i dyshuar për krimin.

Lexo edhe :  Krimi në Elbasan - Policia: Gruaja u qëllua me kallashnikov, dy të plagosur


LEXO EDHE:  

Breshëri plumbash drejt X5, identifikohet viktima e atentatit në Vlorë

I dyshuar për vrasje – zbardhet e shkuara e Bledar Birçajt, Gjykata e liroi

836


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas