Aktualitet

U qëllua me armë drejt makinës – I riu: Me autorin jam zënë në kalçeto








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:57 - 06/01/21 |
mapo.al

Motive të dobëta fshihen pas atentatit me armë zjarri që iu bë dje 25-vjeçarit Eduard Pica teksa po lëvizte me makinë në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë.



Burimet bëjne me dije se Pica ka deklaruar në komisariat se me autorin e identifikuar me inicialet E.Sh. ka patur një konflikt për një ndeshje kalçeto. “Me autorin jam zënë teksa po luanim një ndeshje minifutbolli”, – ka thënë i riu përpara hetuesve.


Autori mbetet në arrati, ndonëse iu gjet dhe sekuestrua mjeti nga ku ka qëlluar. Puna vijon ndërkohë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.



Eduart Pica nuk është një emër i panjohur për Policinë. Tre vite më parë, 25-vjeçari u arrestua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor – aksidentin tragjik në Fushë Krujë me pasojë vdekjen e dy personave – për t’u liruar një vit më vonë.

Lexo edhe :  Dy shpërthime të forta në Lezhë, tmerrohen banorët


LEXO EDHE:


Gjendet mjeti nga ku qëlloi të riun në Lezhë – Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas