Aktualitet

Atentat në sy të vëllait, ky është 38-vjeçari që u vra në Vlorë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:56 - 21/05/21 |
mapo.al

Mapo.al ka siguruar foton e Delon Troqe, 38-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e sotme me kallashnikov në Vlorë.






Ngjarja e rëndë, ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar, pranë pallatit të sportit “Flamurtari”, ku ka mbetur i vrarë Delon Troqe, 38-vjeç.


Mësohet se Troqe ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur në spital, teksa ndodhej në duart e mjekëve. Ai u transportua me shenja jete, por nuk arriti të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.







Skena e krimit të rëndë ka ndodhur përpara syve të vëllait të viktimës. 38-vjeçari dhe vëllai i tij ndodheshin përpara servisit në pronësi të tyre kur nga një automjet u qëllua me breshëri kallashnikovi.




Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja. 15 plumba ka marrë viktima në trup.

Lexo edhe :  VIDEO/ Rama shmang Lelin në Vlorë, kryeministri s’e sheh në sy


Mësohet se Troqe kishte shumë pak kohë që ishte kthyer nga Spanja.

Ky është atentati i dytë që trondit Vlorën në pak ditë. Në datën 10 maj 2021 u ekzekutua gjithashtu me breshëri kallashnikovi Bledar Birçaj, 40 vjeç, i cili po udhëtonte me automjetin e tij tip BMW X5 në shoqërinë e dy personave të tjerë, njëri prej të cilëve polic.

Birçaj njihej si pronar i disa biznesve në qytetin bregdetar.

1


Etiketa: , , ,

Pas