Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, ku një 35-vjeçar ka qëlluar me dorezë metalike në kokë një person.
Policia bën me dije se 38-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar në spitalin e Traumës.
“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në lagjen “Sporti”, Gramsh, ka qëlluar me dorezë metalike, në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasin E. K., 39 vjeç, banues në Gramsh, i cili ndodhet për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë”, njofton policia.