Aktualitet

U qëllua me thikë për pazaret e drogës, ndërron jetë i riu shqiptar në Itali














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:58 - 24/07/21 |
mapo.al

Një 26-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në një spital të Romës, një ditë pasi u qëllua me thikë pas shpine nga dy bashkatdhetarë të tij. Mediet fqinje raportojnë se ka humbur jetën nga plagët e rënda i riu Atjon Lopci, i cili nuk ka mundur të mbijetojë, pasi i është nënshtruar një operacioni.






Sipas asaj që shkruajnë mediat, shkak i vrasjes dyshohet se janë bërë pazaret e prishura të drogës. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ostiense të Romës, ku 26-vjeçari u godit disa herë pas shpine nga dy persona. Autorët janë identifikuar gjithashtu nga autoritetet dhe janë shpallur në kërkim për vrasje. Ata janë dy shqiptarë, por identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura ende.


Autorët e goditën pas shpine Lopcin. Ky i fundit u përpoq të largohej dhe ka vrapuar për 150 metra derisa u rrëzua në hyrje të një lokali. 26-vjeçari u gjet nga kalimtarë të rastit dhe u dërgua menjëherë në spital. Sipas informacioneve të para, Lopci është person me precedentë të mëparshëm penal.

Lexo edhe :  'Kapo shqiptar' arrestohet në Itali me 36 kilogramë kokainë në makinë






<
>
plagosja-e-shqiptarit vrasja-e-shqiptarit1 (1) vrasja-e-shqiptarit
1






Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas