Aktualitet

U rivendos karantina/ Protestat që tronditën Beogradin (Video)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:57 - 08/07/20 |
mapo.al

Qindra njerëz në rrugët e Beogradit kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e orës policore, pasi vendi raportoi shifrat më të larta të vdekjevedhe rasteve të reja me koronavirus.


Policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa njerëzit e mbledhur para parlamentit në Beograd, thërrisnin në kor: “Dorëheqje, dorëheqje”.



Një grup i mështetësve të opozitës sulmoi godinën e parlamentit, njoftojnë mediat serbe, në një protestë kundër mbylljes së vendit gjatë fundjavës.


Presidenti Serb Vuçiç tha të martën se masat strikte, përfshirë edhe mbylljen e Beogradit në fundjavë vijnë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve. Pas kësaj deklarate qindra njerëz u mblodhën përpara sheshit të parlamentit.

Rreth orës 22:00, një grup i vogël arriti të shtyjë kordonin policor dhe duke thyer derën hynë në parlament, por më pas policia i ka nxjerr jashtë.

“Njerzit u mblodhën spontanisht. Pakënaqësia ndjehet në ajër”, ka thënë për televizionin N1,  Radomir Lazoviç.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas