Aktualitet

U rrah barbarisht nga tre shokët e tij, ndërron jetë 57-vjeçari nga Ballshi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:01 - 07/02/21 |
mapo.al

Një 57-vjeçar nga Ballshi mësohet të ketë ndërruar jetë nga dhuna e ushtruar e tre miqve të tij të dehur më 29 janar. Bëhet fjalë për Pelivan Sinanrapaj.






Fitim Zekaj, 42 vjeç, Festim Alimetaj, 53 vjeç, dhe Ferdinand Meraj, 44 vjeç, të tre banues në Ballsh, Mallakastër, pasi konsumuan alkool në një lokal të zonës dhe u nisën për në shtëpi, pikasën dhe debatuan rrugës me mikun e tyre, Pelivan Sinanrapaj, deri në pikën që e plagosën rëndë.


Sinorrapaj u dërgua me urgjencë në spitalin e Ballshit, e pas kontrolleve atje u dërgua për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, ku edhe ndërroi jetë mesditën e djeshme.







Mësohet se shokët e 57-vjeçarit u arrestuan fill pas ngjarjes, ndërkohë që gjykata vendosi për ta masën e sigurisë “arrest shtëpie” disa ditë më parë.




Ndërkohë, për rastin në fjalë është prononcuar edhe djali i viktimës i cili pretenton se i ati kishte dalë të blinte fruta.



Gjithashtu, djali i Pelivan Sinanrrapajt, Fatmir Sinanrrapaj kërkon që tre autorët që u lanë në detyrim paraqitje, të riarrestohen.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas