Biznesmeni Sino Llanaj, 42 vjeç, është i plagosuri i konfliktit të sotëm të agravuar me të shtëna armësh në ish-Parkun e autobusëve, Tiranë.
Mësohet se Llanaj është qëlluar në këmbë dhe se është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.
Konflikti ka marrë jetë për çështje pronësie që Llanaj ka patur me një tjetër biznesmen, Albert Allmuça. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga ana e Policisë Tiranë.
Por ky i sotmi është pasues i një përplasjeje fizike të shtunën. Para 4 ditësh, Llanaj u rrah barbarisht nga truprojat e Allmuçës për një kompleks banimi me struktura 2,9 dhe 11 kate mbi tokë në rrugën “Ndre Mjeda”.
Investitorët e “Llanaj ndërtim” dhe “Star Construction shpk”, të cilët kanë marrë përsipër punimet e kompleksit, i janë drejtuar edhe gjykatës për përplasjet mes tyre.
Qytetarët që kanë parapaguar prej 4 vitesh, nuk i kanë marrë ende apartamentet.
Etiketa: plagosje me arme zjarri, Sino Llanaj, tirane, Video