Aktualitet

U rrëmbye në Lushnje, si u ekzekutua me 4 plumba në Peqin, Alban Semaku














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:15 - 17/10/21 |
mapo.al

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e Alban Semakut. 38-vjeçari, ish-anëtar i bandës së Lushnjes u gjet i pajetë sot në Peqin, pranë lumit Shkumbin.






Burime bëjnë me dije 38-vjeçari është qëlluar me pistoletë. Në trupin e viktimës janë gjetur katër predha të kalibrit 9 mm, një në kokë dhe tre në shpinë.


Dyshohet se Semaku të jetë rrëmbyer në qytetin e Lushnjes dhe më pas është transportuar përmes fshatrave në drejtim të Peqinit, ku edhe u ekzekutua me katër plumba.







Trupi i pajetë i Semakut u gjet pranë një muri me blloqe. Grupit hetimor iu deshën disa orë për të indentifikuar viktimën.




38-vjeçari është emër i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë pjesë e bandës së Aldo Bares në Lushnje. Semaku është dënuar për vrasje dhe në maj të këtij viti ka dalë nga burgu.



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas