fbpx

Aktualitet

U rrethua nga policia, për t’i shpëtuar qëlloi veten dhe të dashurën





               Publikuar në : 11:08 - 08/11/19 |
mapo.al

Një amerikan i arratisur nga burgu është në koma pasi qëlloi veten dhe të dashurën e tij, pasi u rrethua nga policia në Tajlandë.

Bart Allen Helmus ishte së bashku me të dashurën Sirinapha Wisetrit, kur policia iu afrua pranë kufirit të Kamboxhias. Për të mos u kapur, 39-vjeçari qëlloi veten dhe të dashurën në kokë.


Helmus, një tregtar i dyshuar droge u dërgua në spital. Atij iu ndal zemra, por u rikthye në jetë nga mjekët. Ndërkohë 31-vjeçarja i mbijetoi plagëve dhe është në gjendje të qendrueshme.



Çifti, i cili përballej me “dënim me vdekje” për trafik droge, organizuan një arratisje të dhunshme nga një gjykatë në Tajlandë gjatë një përleshje me armë. Ngjarja ndodhi ditën e hënë.

Sipas mediave, një 20-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ndihmoi çiftin të arratisej duke i furnizuar me armë dhe thikë.

Një i burgosur i tretë që u arratis me çiftin, Noi Ton Nintet, 41 vjeç, u kap në një fushë aty pranë i veshur vetëm me mbathje.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas