Aktualitet

U rritën rastet me Covid-19, Maqedonia e Veriut pezullon përfundimisht futbollin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:09 - 04/06/20 |
mapo.al

Situata me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut, ka dalë jashtë kontrolli, pas lirimit të masave kufizuese. Kjo ka detyruar institucionet të rikthejnë karantinën në disa qytete.


Jo vetëm kaq, por Federata e Futbollit ka vendosur që të pezullojë përfundimisht kampionatin. Ende nuk ka një vendim nëse do shpalet fituese skuadra që është në krye në Maqedoninë e Veriut, Vardari.


“Duke ndjekur gjendjen shëndetësore në vendin tonë, veçanërisht në ditët e fundit dhe situatën me testet pozitive me Covid 19 të konfirmuara te disa futbollist te Renova dhe Shkëndija dhe më pas procesi i vetë-izolimit,


Këshilli Drejtues mori vendim ta ndërpresë sezonin garues 2019/20 në Ligën e Parë dhe në Kupë”, thuhet në njoftimin e Federatës.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas