fbpx

Sport

U shënjestrua nga “klithma majmunësh”, Sancho mbështet Lukakun





               Publikuar në : 11:42 - 03/09/19 |
mapo.alm

Anësori i Anglisë, Jadon Sancho, druhet se lojtarët do ta humbin dashurinë për futbollin, nëse rastet e racizmit vazhdojnë ta shoqërojnë këtë sport. Të dielën, sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, u shënjestrua nga “klithma majmunësh”, para se të konvertonte në gol penalltinë vendimtare të fitores 2-1 të skuadrës së tij ndaj Cagliari, në Serie A. Ky moment regjistroi episodin më të fundit të racizmit në javët e fundit, ku “viktima” ishin njëri pas tjetrit Paul Pogba, Tammy Abraham dhe Kurt Zouma.


Duke folur para gazetarëve, pasi u bashkua me Anglinë për kualifikueset e “Euro 2020”, talenti i Borussia Dortmund shprehu frikë për pasojat afatgjata, nëse incidente të tilla vazhdojnë të ndodhin: “Unë mendoj se thjesht duhet të ndalen. Asnjë lojtar nuk dëshiron të luajë futboll, nëse vijojnë abuzime si këto. Racizmi e ul besimin e lojtarëve dhe dashurinë e tyre ndaj këtij sporti. 




Pasojat do të jenë të rënda shumë shpejt, nëse ky virus nuk çrrënjoset. Të gjithë duhet të jenë të lumtur dhe të gëzojnë atë që bëjnë, pa marrë sulme racore. Unë mendoj se po teprohet shumë edhe në rrjetet sociale. Disa tifozë janë vërtet të pasionuar dhe padyshim që thonë atë që duan. Sidoqoftë, unë mendoj se duhet t’i ngadalësojmë pak. Edhe ne futbollistët jemi qenie njerëzore.

Vetëm se luajmë futboll, njerëzit mund të mendojnë se jemi të famshëm dhe të pandjeshëm. Në fakt, jemi njerëz sit ë tjerët, thjesht e duam sportin dhe duam të luajmë futboll. Rasti i fundit me Romelu Lukaku duhet të shërbejë si kambanë alarmi, deri në ndërprerjen e lojës. Lukaku ka të drejtë kur thotë se jemi në vitin 2019 dhe këto lloj gjërash nuk duhet të ndodhin kurrsesi”.

 

Lexo edhe: 

Racizëm ndaj Lukakut, thërret arbitrin por ai bën sikur nuk e dëgjon

 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas