Aktualitet

U shkarkua nga Kurti si ministër, Agim Veliu: Albini është më i rrezikshëm se koronavirusi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:25 - 25/03/20 |
mapo.al

Në një kohë që Kosova dhe dhe bota po përballen me pandeminë e COVID-19, në Kuvendin e Kosovës po pritet që të procedohet mocioni i LDK’së për rrëzimin e Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti.


Megjithatë ministri i Mbrojtjes nga radhët e LDK-së, Anton Quni, i ka dhënë një orë kohë Kurtit që të shqyrtojë kthimin e Agim Veliut në punë dhe të heqë taksën me qëllim të kthimit mbrapsht të mocionit.



Mirëpo një ofertë e tillë e Qunit nuk i ka pëlqyer aspak Agim Veliut. Në një prononcim për T7, Veliu ka thënë se mocioni nuk duhet të kthehet mbrapa dhe se pret rrëzimin e Qeverisë Kurti. Veliu tha se qeveria e Kurtit është më e rrezikshme sesa koronavirusi, kurse e cilësoi kryeministrin si tinzar.



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas