Aktualitet

U shkëput ashensori, u plagosën 2 gra, arrestohet tekniku i kompleksit në Astir














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:49 - 12/09/21 |
mapo.al

Arrestohet nga Policia e Tiranës tekniku i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve të kompleksit të pallateve “Fratari” në “Astir”, ndërsa u procedua penalisht edhe administratori i firmës, që është vëllai i tij.






I arrestuari është Dëfrim Shabani 34 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Ndërsa administratori i firmës, vëllai i të arrestuarit, Dritan Shabani 37 vjeç është proceduar në gjendje të lirë po për të njëjtën vepër penale.


Tekniku akuzohet se nuk ka konstatuar problemin që ka pasur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili u shkëput duke rënë në gjendje të lirë së bashku me shtatë personat që ndodheshin në të.







Dy gra, njëra prej tyre shtatzënë mbetën të dëmtuara si pasojë e shkëputjes së ashensorit nga kati i katërt. Mësohet se në të ndodheshin 3 burra, 2 gra dhe 2 fëmijë. Banorët u nxorën prej andej nga fqinjët.

Lexo edhe :  E rëndë në 'Astir' - Shkëputet ashensori i një pallati, dy të plagosura


Ata treguan se ky ashensor ka shfaqur probleme edhe disa herë të tjera dhe për këtë gjë kanë vënë në dijeni administratorin.



LEXO EDHE:

Astir/ U plagosën dy persona, kavot e ashensorit nuk ishin ndërruar asnjëherë

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas