Aktivisti dhe pedagogu i Departamentit të Gazetarisë, Ervin Goci flet për aksionin e policisë në “Astir” dhe shoqërimin e tij në komisariat. Goci tha se ajo që ndodhi te “Unaza e Re” është mësymje e policisë ndaj qytetarëve.
“Prezencën time atje, duke qenë se e kam ndjek e shikoj si solidaritet njerëzor. Nuk e shoh si aktivist. Ne në dy vjet protestë kemi krijuar një marrëdhënie me protestën e Astirit sepse mendoj se janë të lidhura me atë të Teatrit. Është e njëjta skemë, të njëjtët autorë. Unë e dija që prej 3 ditësh që kjo do të ndodhte. Më kishin njoftuar gazetarë dhe me thënë të drejtën, isha në turnin e natës në Teatër dhe nuk mund të mosshkoja duke ditur që ata njerëz ishin gjithë natën atje. Isha me zotin Robert Budina dhe dy aktivistë të tjerë që shkuam atje. Tërheqja ime është e rëndë, por ajo që ndodhi atje ka nevojë për një përshkrim minimal. Aty ka ndodh një mësymje e pastër e shtetit ndaj qytetarëve”, u shpreh ai në emisionin “Tempora” në Ora News.
Fadromat e IKMT shembën sot 33 banesa në Astir të cilat preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe.