Moderatorja Ilda Bejleri ka reaguar sërish në lidhje me lajmet për aksidentimin e një të moshuare në Tiranë, duke pranuar në fakt se një grua kishte rënë në tokë para makinës së saj, por se nuk e kishte përplasur ajo.
Përmes një postimi në orët e vona të natës në Instagram, Ilda thotë se nuk mban përgjegjësi për njerëzit që bien në rrugë, ndërsa këmbëngul se makina e saj nuk ishte në lëvizje në momentin që Eriketa Gjuzi kishte rënë në tokë.
Ajo shprehet gjithashtu se gruaja ka rënë në tokë teksa nxitohej për të kaluar rrugë edhe pse semafori ishte i gjelbër për makinat.