Partia Lëvizja për Solidaritetin në Qipro, anëtare e së cilës është eurodeputetja Eleni Theocharous, është ankuar se hakerat shqiptarë u kanë sulmuar faqen në internet.
Vizitorët e faqes thonë se mund të futen normalisht aty, por partia pretendon se nuk mund të fusin njoftime në faqe.
Partia tha se e ka raportuar rastin në polici.
Vitin e shkuar, faqja e Eleni Theocharous u sulmua nga hakerat turq, që i ridrejtonin vizitorët tek një video me fjalimet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Eleni Theocharous u shpall ‘non grata’ në Shqipëri pas varrimit të minoritarit Konstandin Kacifas.
Konstandin Kacifas është kthyer në një hero në Greqi.
Kryebashkiaku i qytetit Argons në Mikenë, duket se ka propozuar ngritjen e një busti dhe vendosjen e emrit të tij në një rrugë.
Përmes një videoje të shpërndarë në internet, Dimitri Kambosos është shprehur se do t’i jepet emri i tij një rruge në pjesën jugore të qytetit Argos si dhe ngritjen e një busti sepse “është mirë të prezantojmë historinë tonë modern”.
Gjithashtu ai ka qenë kritik ndaj opozitës, e cila ka zgjedhur që të mos votojë asnjë nga rezolutat e ngritura prej tij.
Nese historia moderne bazohet ne terrorizem ateher keni me qka te krenoheni,sa per historine helene e dini mire se ju nuk jeni ata.Jeni si pluhuri mbi gure.