Gazetari, Erjon Skendaj me anë të një statusi në Facebook ka reaguar pas sulmeve të Kryeministrit Rama, i cili sot ne mesditë edhe pse nuk e permendi me emer, u kuptua qarte se e kishte fjalen per te. Gazetari Skendaj, është burimi më i madh sot i informacionit se cfarë po ndosh me spitalet dhe pandeminë, dhe është shpesh kritik me raportimet e tij.
Teksa hedh poshtë disa nga argumentat e kryeministrit, gazetari shkruan se Rama ka reflektuar shumë pak që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë, dhe nëse hesht ai për një moment, nuk heshtin familjarët e qytetarëve që po vuajnë në kurriz situatën e krijuar sipas tij.
Statusi i Gazetarit Skendaj:
Kryeministri per fatin e keq po vijon te beje show ne media duke deklaruar se sistemi shendetsor eshte ne kembe, i gatshem dhe me kapacitete e stafe te kualifikuara dhe se problematikat e paraqitura jane produkt i mediave dhe gazetareve qe sipas tij disinformojne publikun. Ne menyre te perseritur kreu i qeverise fajëson gazetaret e shendetësise ne terren dhe ne disa raste, direkt mua si person.
Me fjale te thjeshta kryeministri eshte munduar sot te argumentoje se:
1. Spitalet covid jane pjeserisht bosh ose veten 30% e shtreterve te zene dhe se ne asnje rast nuk ka patur mungese shtrati, sherbimi, apo personeli.
2. Qendrimi i pacienteve ne ambulanca sipas Rames eshte pjese e protokollit dhe se nuk behet fjale per urgjenca mjeksore por per shtrime rutine ne spitale. Pra sipas kryeministrit ne asnje rast pacientet qe qendronin ne autoambulanca per ore te tera, nuk raste urgjente.
3. Se dy spitalet covid, 3 dhe 4, i kane te gjitha kushtet dhe personelin e trajnuar se do te hapen ne perputhje me nevojat dhe pas ezaurimit te shtreterve ne spitalet covid 1 e 2. Por numri 1 i qeverise harron se vete qeveria ka deklaruar se dy spitalet 3 dhe 4 do te merren me trajtimin e rasteve mesatare dhe te lehta, ne prag sherimi, dhe jo per raste te renda si ato qe vijne rendom ne Infektiv a Sanatorium. E thene ne rruge zyrtare spitalet covid 3 e 4 nuk do presin urgjenca direkt por vetem referime nga infektivi, (paciente te negativizuar ne infektiv qe kane nevoja rehabilitimi per shkak te pasojave ne mushkri te lena nga covid 19).
4. Pas 8 muajsh kryeministri kujtohet qe te rimbursoje kurat e shtrenjt qe pacientet me covid 19 i blejne rendom ne farmaci privatisht. Por nuk thote se cdo te behet me mijera paciente qe deri me sot kane harxhuar miliona per nje kure ne kushte ahtepie. Etj etj etj………..
Nuk dua te zgjatem se nuk ia vlen pasi jane shume probleme qe nuk i rendis dot te gjitha ne nje shkrim te vetem por edhe per faktin se kryeministri nuk ka reflektuar per 9 muaj, ose me sakte ka reflektuar shume shume pak ndaj problematikave te bera publike nga gazetaret e terrenit qe kane punuar ne vijen e pare duke rrezikuar shume, vetem e vetem, per te sjelle tek publiku realitetin ne spitalet covid, zerin e njerezve ne nevoje qe kane halle e probleme me shume se kurre ne kete situate pandemie si dhe te sjelle zerin e eksperteve te pavarur qe punojne cdo dite prej 9 muajsh ne vijen e pare te betejes me virusin.
Edhe njehere kryeministri e tha hapur, e verteta jam une, kush thote te kunderten genjen mashtron etj etj……
Ok, ja po hesht per nje moment z.Rama, po si i behet hallit qe nuk pranojne te heshtin familjaret e atyre qe po i vuajne problemet ne kurriz.
Degjo me veshet e tu c’ka thote familjari i afert i 70 vjecarit ng Fieri qe i dha fund jetes ne infektiv, apo edhe ai genjen?