Aktualitet

U sulmua nga të rinjtë – E moshuara në Lushnje: Si më mashtruan për t’u futur në banesë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:24 - 29/01/21 |
mapo.al

Dy të rinj të dashuruar grabitën ditën e sotme të moshuarën Lume Zela në qytetin e Lushnjes. Ata përdorën ndaj saj sprajt lotsjellës, dhe e dhunuan derisa bënë të gjithë kontrollin e banesës.





Por si arritën të futeshin në shtëpinë e së moshuarës, dhe të largoheshin pa marrë asgjë?


Zela rrëfen për mediat mes lotësh momentin kur vajza iu afrua duke u shtirur si e sëmurë, e duke kërkuar një gotë ujë.




“Më tha jam sëmurë. Jemi njerëz mbi të gjitha, goc e re, nuk e dija se kishte qëllim të keq. Mora gotën me ujë, e lash derën hapur e më erdhën brenda. Më tha jam me kriza zemre, i dhashë ujë. Nxorri nga xhepi sprajtin, më dhembin sytë sa s’ka më.


Më kapi në fyt, më tërhoqi zvarrë. Vajti lart. I dëgjova zhurmat. I thashë çfarë kërkon, më tha “do të të vras, do të të ther”.  I thashë “çfarë të kam bërë”, dhimbjet e syve nuk i duroja dot, më plasnin sytë nga sprajti”, – tregon Zela.


E moshuara e tronditur, gjithashtu pohoi se jeton vetëm me mbesën, pasi njërën vajzë e ka në Tiranë dhe tjetrën në Kosovë.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas