Dy tifozë të Southamptonin janë arrestuar nga policia, pasi që ishin publikuar video ku shiheshin ata të dy duke u tallur me vdekjen e futbollistit të Cardiff Cityt, Emiliano Salas, gjatë ndeshjes mes dy klubeve, të shtunën.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një person duke bërë gjeste që e simbolizojnë aeroplanin, gjatë ndeshjes së parë të Cardiff pas gjetjes së trupit të lojtarit të tyre, Salas.
Futbollisti, i cili u transferua në Cardiff nga Nantes më 19 janar, nuk e pati mundësinë ta luante asnjë ndeshje me klubin e tij të ri pasi vdiq kur aeroplani i tij u rrëzua më 21 janar.
Keep an eye on the bloke in the middle, making plane expressions just two days after the Emiliano Sala confirmation, glad to say they both got ejected but had to shame them #CCFC #SOUCAR pic.twitter.com/nF57gpFMDh
— 💎 (@ccfcben) February 9, 2019
Southampoton e ka konfirmuar se dy njerëz janë intervistuar nga policia angleze dhe kanë bërë të ditur nëse dëshmohet se ata ishin tallur me vdekjen e argjentinasit, atëherë nuk do të lejohen t’i ndjekin ndeshjet në stadium.
“Sjelljet e tilla nuk kanë vend në sportin tonë dhe nuk do të tolerohen as në St Mary’s [stadiumi i Southamptonit]. Klubi do të ndërmarrë veprime të ashpra kundër të gjithëve të përfshirë dhe synojmë t’i pezullojmë tifozët e identifikuar për këtë incident”, shkruhet një njoftim nga Southamptoni.