ShowBizz

U tha se do bëhet pjesë e ‘Babastars’, reagon Fero






               Publikuar në : 09:51 - 25/08/19 |
mapo.al

Pak ditë më parë me anë të një postimi në Instagram ku shfaqej me menaxherin e “On Records”, Met Elshanin, reperi Fero deklaroi largimin nga ky label.


Menjëherë pas largimit nga “On Records”, u përfol se Fero do bëhet pjesë e Babastars pasi reperi ka raporte shumë të mira me Getoarin.

Megjithatë, sot Fero ka reaguar duke postuar në Instagram një foto të kanalit të tij të sapo hapur në Youtube, duke i bërë thirrje fansave që ta ndjekin. Me këtë veprim reperi tregon se tani e tutje do vazhdojë si artist i pavarur dhe jo si pjesë e ndonjë grupi.

Nëse Fero do bashkohej me Babastars, këngët e tij do të publikoheshin në kanalin zyrtar në Youtube të Babastar.


Etiketa: ,

Pas