“U thoni fëmijëve të mi që i dua.” Këto janë fjalët e fundit të Simone Barreto Silva-s, njërës nga tre viktimat e sulmit terrorist në Nice, Francë.
Silva ishte nënë e tre fëmijëve, me origjinë nga Brazili, e cila jetonte prej 30 vitesh në Paris.
Ajo u godit me thikë nga tuniziani 21-vjeçar Brahim Aoussaoui. Mediat e huaja raportojnë se ndonëse ishte plagosur rëndë, Silva mundi të ecte deri sa u rrëzua pranë një lokali.
Risjellim në vëmendje se dy viktimat e tjera të sulmit me thikë ishin një burrë, babai i dy fëmijëve, që punonte në kishën Notre Dame, dhe një grua 60-vjeçare, e cila u vra brutalisht duke iu prerë koka me thikë gjatë kohës që po lutej në shtëpinë e Zotit.