Aktualitet

U trajtua me oksigjen/ Ja gjendja shëndetësore e Boris Johnson





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:06 - 06/04/20 |
mapo.al

Kryeministri britanik, Boris Johnson, vazhdon të drejtojë qeverinë pavarësisht se kaloi natën në spital duke u trajtuar për virusin COVID-19, thanë zyrtarë të Downing Street.


Boris Johnson, vijon të jetë i shtruar në spital që prej mbrëmjes së djeshme. Ai ka qëndruar për dhjetë ditë me simptoma në shtëpi dhe vetëm dje është shtuar në stital.


Mediat britanike raportojnë se kryeministri britanik është vendosur në oksigjen, pasi simptomat e koronavirusit janë përshkallëzuar, duke shqetësuar mjekët.


Por kryeministri është në gjendje të mirë dhe ka kaluar një natë të qetë raporton zëdhënësi i kyeministit. Ai ka thënë se Boris Johnson është mirë dhe është në “humor” dhe është duke drejtuar qeverinë nga spitali. Ai ka falenderuar të gjithë mjekët që po kujdesen për të dhe se nuk do të heq dorë nga puna edhe pse ndodhet në spital.


Ditën e premte, kryeministri Johnson postoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej i lodhur nga sëmundja dhe tregonte se ishte ende me temperaturë të lartë.

LEXO EDHE: 

I shtruar në spital pas përkeqësimit nga COVID-19, Boris Johnson trajtohet me oksigjen


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas