Mapo Letrare

U treta nga malli






               Publikuar në : 16:15 - 20/07/19 |
Nga Zana Tako

Nga Zana Tako
MALL


Trokite lehtë në xhamin e dritares sime.
Velloja e mallit t’i shpupuriste sytë.
Vizatoje përmes saj ëndrrën e shpirtit
me kurorë gjethesh ngjyrë ari.

“U treta nga malli” – pëshpërite.
Tingujt nxitonin të vinin
tek linin pas kohën e shkuar,
e unë, vizatoja konturet e dhimbjes
ku shkruhej me gjuhë pëshpërime,
me dallgë dëshire,
stërpikur me lotë malli,
tretur udhëve të mendimit.

I DASHURI IM

Rend pas fërshëllimës tënde me tinguj qielli.
I dashuri im,
më fton në livadhet ku nuk soset pija e ëmbël.

Butet e verës ruhen në oaze shpirti pa u prishur.
Ëmbëltojnë çastin ku takohemi e dehemi,
ku shihemi e ndjemë mall.

Hëna nuk nxiton të dalë
e dielli nuk nxiton të ikë.
Flokët e tu shpupurisur me të mitë.
Aroma e buzës tënde nduk faqen time.

Si të çlirohem
kur ëmbël më mbërthen?
Si të lirohem
kur pas teje më shumë shtrëngohem?

Liri e dashurisë,
thurr fjongon me kristale yjesh.
Engjëjt këngës ia kanë marrë
se vasha e gjeti të dashurin e saj.

MALL DASHURIE

Mos u ul mbi mendimet e mia,
ritmi i tyre do ta prishë qetësinë.
Mos luaj me notat e shpirtit tim,
sepse të rrëmbejnë
e të mbahet fryma nga lartësia.

Mos m’i këput petalet e ëndrrave,
se dhimbja ime
do lerë gjurmë loti mbi faqen tënde.

Mos druaj kur më sheh.
Vështrimi im
të hap portën e shpirtit.

Bëj të të prek e më thërrmohesh.
Copëzat e qenies tënde
riformulohen brenda diellit,
atje ku nuk të ze dot,
se digjem e përvëlohem.

Sirenat e ajrit kanë nisur këngën.
Gjuha e tyre bulëza me lëng dashurie
që pikojnë mbi shpirtin tënd,
pikojnë mbi shpirtin tim.

DREJT LARTЁSIVE

Të kërkoja lartësive të mendimit,
brenda oqeanit të dashurisë.
Askund nuk të gjeta.

Të zbres nuk dua,
më pëlqen t’i ngjitem lartësisë.
Kur të lodhem,
do çlodhem në duar engjëjsh.

Nëse qëndron fshehur,
eja e më ndiq.
Në lartësi ka vend për të gjithë!

SINFONIA E QIELLIT

Mos shkel mbi lotin tim,
se të rrëmben dallga
e humbesh brenda kataraktit.

Qëndro mbi freskinë e mendimit.
Atje çlodhesh e pushon
njëlloj me lulen e sapoçelur të pranverës.

Merrja këngës mbi buzën time,
të kuptosh, se meloditë
krijohen me flladin e shpirtit.

Sinfonia e qiellit
na shndërron në nota pentagrami.
Memorja e kohës nuk i zbeh,
por u dhuron ngjyrën e jetës
ku çel buzëqeshja
e venitet nata.

Sytë e tu shohin sytë e mi.
Pika e vështrimit tonë,
çasti ku duhemi në infinit.

MINUTЁ E JETЁS SIME

Më kërkoje netëve të dimrit,
më gjete në stinën e pranverës.
Më ndiqje si fluturën
dehur nga aromë lulesh.

Nuk isha fllad por puthje.
As pikë shiu mbi faqen tënde,
por prekje dëshire.

Nuk të harroj,
më shfaqesh pas minutave
që vijnë e shkojnë.

Fshihesh pas tyre,
por jo nga unë.
Më kërkon me fjalëzën në buzë,
pa tingull por të gjallë.

Mos luaj me mua,
minutë e jetës sime.
Sepse do t’i fal të gjitha ditët e mia,
derisa të jem,
derisa të mos jem.

DASHURISЁ
Ç’më bëre moj dashuri?
E trondite shpirtin tim,
më more fjalën
e më le pa frymë!
E tani shkruan ti,
germë e bukur dashuri.

Me ty nis ditën në agim,
e ngrysem netëve me ndriçim.

Ç’farë i bëre shpirtit tim?
Mbolle farën tënde
me dashurinë.
E sheh me mall si një fëmi,
e ruan nga tufani e nga stuhi.

Më freskon mendimin,
më rrëmben dhurimin,
se xheloze je ti,
i do veç për vete,
fjalët dashuri,
e unë, robinë në përulësi,
të shërbej në bindje,
veç ty moj dashuri!


Etiketa: ,

Pas