Presidenti argjentinas Alberto Fernandez ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Fernandez u njoh me diagnozën në ditën e tij të lindjes.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai, përmes një postimi në Twitter.
“Në fund të ditës së sotme, pasi pata një temperaturë prej 37,3 gradësh Celcius dhe një dhimbje koke të lehtë, bëra një tampon ku rezultova pozitiv. Unë jam fizikisht mirë dhe ndërsa do të doja ta kisha përfunduar ditëlindjen pa këtë lajm, mund të them se jam në një humor të mirë” , – shkruan presidenti argjentinas.
Risjellim në vëmendje se Alberto Fernandez është nga liderët që u imunizua në fillim të vitit me vaksinën ruse Sputnik V.