Agjencia Europiane e Barnave tha se ka rivlerësuar të dhënat për mpiksjen e gjakut tek personat që janë vaksinuar me Johnson & Johnson. Pas vaksinimit, 4 persona kanë pasur mpiksje gjaku, një prej të cilave rezultoi fatale, tha sot Agjencia Europiane e Barnave
Një nga rastet e mpiksjes së gjakut ndodhi gjatë një prove klinike.
Në atë kohë, kompania tha se nuk kishte gjetur prova se vaksina kishte ndikuar në zhvillimin e mpiksjes së gjakut.
Megjithëse vaksina e J & J është aprovuar në BE, shpërndarja e saj nuk do të fillojë deri në fund të këtij muaji.
Rikujtojmë se vaksina ka të njëjtën teknologji të ngjashme me AstraZeneca ashtu edhe me Sputnik.