Kronika

U vetëflijuan për t’u ringjallur, FOTO brenda banesës ku jetonte familja Josifi në Kombinat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:42 - 06/07/20 |
mapo.al

Gazeta MAPO siguron pamje nga banesa e familjes Josifi në Kombinat, aty ku nëna dhe një nga vajzat e saj u vetëflijuan në emër të ringjalljes, ndërsa tjetra u gjet në gjendje kritike për jetën.


Pas ekspertizës së vendit të ngjarjes nga grupet hetimore, mbledhjes së dëshmive dhe daljes së autopsisë së dy viktimave, Zhaneta dhe Anijsa Josifi, banesa e tyre është dezinfektuar sot.


Në pamje duken ambientet e brendshme të shtëpisë ku jetonte nëna me dy vajzat e saj. Ato besohet se ishin besimtare të sektit “Dëshmitarët e Jehovait” dhe shkuan drejt vetëflijimit për t’u ringjallur, pasi sipas dëshmisë së të mbijetuarës: “Kështu e kërkon zoti“.


E mbijetuara Blerta Josifi ka rrëfyer përpara grupit hetimor se motra e saj, Anisa, kishte ndërruar jetë në muajin mars të vitit të kaluar. Ajo me nënën e saj e kanë mbajtur trupin e pajetë në shtëpi dhe e lyenin me vaj ulliri e uthull, për ta mbrojtur nga dekompozimi.


Pasi Anisa Josifi ka ndërruar jetë, e mbijetuara rrëfen se, ajo dhe nëna e saj kishin nisur sakrificën edhe ato, gjithmonë në emër të ringjalljes së të motrës.

<
>
Shtepia ne kombinat3 shtepia ne kombinat2 shtepia ne kombinat1 shtepia ne kombinat

Dëshmia e plotë e Blerta Josifit
“Një vit pasi motra ra në gjumë nisëm sakrificën unë dhe mami. Pinim vetëm ujë të filtruar në napa dhe nuk konsumonim ushqim. Gjithë ditën luteshim për të kthyer në jetë motrën. Në ditët e para të korrikut mami ra pa ndjenja në mes të dhomes ku po lutej. Ndërsa unë vazhdova ritin derisa erdhi policia. Që kur isha 15 vjeçe kam ndjekur Dëshmitarët e Jehovait”. Më vonë kemi qenë edhe në “Kishën Ungjillore”. 2 vitet e fundit u shkeputem dhe nuk shkonim ne asnje kult fetar por besonim në ringjallje dhe i kryenim ritet në banesë. Ritet e ringjalljes fillimisht i nisi Anisa në fillim të vitit 2019. Qëndroi duke u lutur dhe pa ngrënë gati 2 muaj deri në mars të 2019 ku ra në gjumë të thellë sepse u pushtua nga demonët. Motrën e lyenim me uthull se kështu na mëson Bibla jonë”.

Ngjarja që tronditi vendin
Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut, teksa policia hyri nga dritarja e banjës pas denoncimeve të shumta të fqinjëve dhe vëllait të 56-vjeçares që nuk ishte lidhur dot me to.

Vajza e madhe, Blerta u gjet në gjendje të rëndë, ndërsa Zhaneta me Anisën të vdekura. Kjo e fundit madje sipas ekspertizës mjeko-ligjore kishte vdekur 15 muaj më parë dhe ishte mbajtur në banesë, ku nëna dhe motra e lyenin trupin me vaj e uthull dhe e kishin mumifikuar pasi besonin tek Ringjallja.

Dëshmia se ato ishin pjesë e sektit të “Dëshmitarëve të Jehovait”, solli një nisje hetimi nga prokuroria e policia për sektet që ushtrojnë veprimtarinë në vend.

LEXO EDHE: 

E mbijetuara e tragjedisë së Kombinatit: Rrinim 40 ditë pa ngrënë, Anisën e pushtuan demonët – po sakrifikonim ta ringjallnim

Blerta Josifi: Anisa vdiq në 27 mars 2019, qëndroi 52 ditë pa ngrënë dhe pa pirë


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas