Ngjarja e ndodhur në Kamëz, ku gruaja Shahe Lika u vetëvra në një serë pranë banesës së saj, mbeti një rast i dyshimtë nga policia pasi burri i saj e raportoi si një vdekje natyrale.
Mirëpo dyshimi ishte që ai nuk e tregoi të vërtetën dhe për këtë gjykata e Tiranës vendosi arrest në burg për 56-vjeçarin Shefqet Lika pasi u akuzua për nxitje të vetëvrasjes në dëm të bashkëshortes së tij.
Gjatë dëshmisë në polici, 56-vjeçari tha se bashkëshortja ishte vetëvarur, por nuk tregoi sepse fëmijët dhe vëllezërit e saj nuk do e besonin dhe do e akuzonin për vrasje.
Kanë qenë pikërisht këta të fundit që konstatuan shenja rreth qafës së viktimës si dhe i thanë policisë se ai ushtronte dhunë psikologjike ndaj të ndjerës dhe kështu më pas lajmëruan policinë.