ShowBizz

U vra gjatë një atentati, partnerja e reperit: Jam e humbur pa ty





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:43 - 03/04/19 |
mapo.al

Nipsey Hussle u qëllua pak ditë më parë për vdekje përpara dyqanit të tij të veshjeve sportive. Reperit i janë bërë homazhe nga një sërë personazhesh të njohur si Rihanna, Drake, J Cole dhe Pharrell Williams. Sot, duket se i është bashkuar edhe partnerja e tij prej 6 vitesh.


Krahas postimit në “Instagram” të fotografisë së tij, Lauren London ka shprehur dhimbjen dhe “errësirën” që po përjeton në këto momente.“Jam tërësisht e humbur. Kam humbur shokun tim më të mirë. Shenjtorin tim. Mbrojtësin tim. Shpirtin tim. Jam e humbur pa ty. Ne jemi të humbur pa ty zemër. Nuk kam fjalë”, ka shkruar ajo në rrjetin social, ku ka nisur edhe historia e tyre e dashurisë.



Lauren dhe Nipsey janë prindër të një djali 2-vjeçar, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Kross. Reperi ka lënë pas vetes gjithashtu një vajzë, të cilën e kishte nga një lidhje të mëparshme.


 


Etiketa: ,

Pas