Aktualitet

U vra ish i dashuri, gruaja nga Kavaja e martuar dhe me fëmijë






               Publikuar në : 09:47 - 10/10/19 |
mapo.al

Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot pas mesnate në lagjen nr.2 në Kavajë, ku mbeti i vdekur Dritan Haxholli, ish i dashuri i Marsida Qatjas. Burime për mediat bëjnë me dije se gruaja është e martuar dhe ka tre fëmijë, 2-14 vjeç. Ndërkohë burri i saj ndodhet i burgosur në Gjermani.




Mësohet se gruaja kishte lidhje dashurie me Haxhollin, i cili mesa duket nuk ka pranuar ndarjen dhe ka shkuar në banesën e gruas për t’u sqaruar, pas disa mesazheve gjatë natës. Aty ndodheshin shtetas të tjerë në ndihmë të vajzës. Menjëherë ata janë konfliktuar duke qëlluar me armë. Haxholli me kallashnikov ndërsa Toçi me pistoletën e shërbimit.

Bledar Toçi, shef i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit

Për pasojë ky i fundit (Bledar Toçi) ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Dritan Haxholli ka humbur jetën si pasojë e një plumbi në pjesën e qafës.

Lexo edhe: Kavajë/Si e vrau polici ish të dashurin e kushërirës, detaje (EMRAT)


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas