Aktualitet

U vra në Letoni, familjarët e Zarife Hasanaj: E mësuam nga mediat








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:34 - 06/05/19 |
mapo.al

Zarife Hasanaj, oficerja 32-vjeçare e cila sot humbi jetën në bazën ushtarake të NATO-s në Letoni, duke tentuar të çmontojë një minë, ishte me origjinë nga Tropoja, por banonte me familjen e saj në Babrru të Tiranës së bashku me dy prindërit dhe vëllanë, ndërsa dy motrat e tjera jetojnë jashtë vendit. Mësohet se ajo do të kthehej në Shqipëri në muajin qershor, pasi i përfundonte edhe misioni.



Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarët e saj kanë çelur dyert e mortit. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Adem Osmanaj, i afërm i viktimës, është shprehur se lajmin tragjik e kanë mësuar nga mediat.


Sot në banesë ndodhej vetëm nëna dhe vëllai i 32-vjeçares, të cilët nuk kanë mundur të flasin asnjë fjalë, ndërsa ndodhen në gjendje shoku pas tragjedisë që ka prekur familjen e tyre. I ati i oficeres ende nuk është njoftuar për humbjen e të bijës, pasi ndodhej në një ceremoni mortore në Tropojë dhe ishte duke u kthyer për në banesë, në Tiranë.




Ministria e Mbrojtjes konfirmoi paraditen e kësaj të hëne se e reja kishte humbur jetën pas plagëve të marra nga shpërthimi i një mine të cilën ishte duke e pastruar. Të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, pjesë e grupit të FA, njëri prej të cilëve mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.



1



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas