Aktualitet

U vra në Velipojë, nismë online për të ndihmuar familjen e 20-vjeçarit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:03 - 28/06/21 |
mapo.al

Një faqe dhuruese (funderorbit.org) është hapur online për të ndihmuar vëllain dhe nënën e 20-vjeçarit i cili humbi jetën mëngjesin e djeshëm në Velipojë.






Faqja funderorbit.org është hapur që ditën e djeshme dhe aty kanë mundësinë të gjithë shqiptarët anëembanë botës për të mbledhur para për të ndihmuar familjen e 20-vjeçarit, i cili nuk arriti të dërgonte as rrogën e parë në shtëpi.


“Të ndihmojmë nënën dhe vëllain e vogël të të ndjerit Myzerim Zeneli, i cili u vra padrejtësisht gjatë konfliktit me armë zjarri në Velipojë. Myzerimi i mbetur jetim heret nga babai, u punësua si kamarier pranë Hotelit të Gocajve për të siguruar jetesën për të dhe familjen e tij në gjendje të vështirë financiare. Por 20-vjeçari, nuk çoi dot as rrogën e parë në shtëpi dhe nëna e përcolli me pishmanin e një prindi që nuk i siguroi dot djalit thuajse asgjë në jetë.







Të gjithë së bashku të sigurojmë një jetesë normale për vëllain e vogël, të rritet e shkollohet me mundësi për jetën, e drejtë që Myzerimit iu nda në ditën e parë korbzezë të asaj pune.




Të gjithë së bashku dhurojmë për amanetin e Myzerimit. Për të ishte dita e parë e punës në hotelin e Gocajve por dhe e fundit e jetës së tij.



Djali jetim jetonte me të ëmën dhe të vëllanë në lagjen Bahçallëk. Të atin e kishte humbur kohë më parë pasi ishte mbytur në lumin Drin. Me të dëgjuar të shtënat ai ka dalë nga dhoma e tij dhe është gjendur mes plumbave. Të gjithë së bashku dhurojmë me dhimbje për Myzerimin”, shkruan faqja.

Myzerim Zeneli humbi jetën pas përplasjes mes pronarëve Ferracaku dhe Gocaj në Velipojë.

20-vjeçari kishte vetëm një ditë që kishte shkuar të punonte si kamerier në hotelin e “Gocaj”, por rezultoi që dita e parë e punës, të ishte dita e fundit e jetës së tij.

Për të dhuruar, klikoni këtu.

1


Etiketa: , , ,

Pas