Saturday, June 25, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“U vra si qen”/ Trump konfirmon vdekjen e Al-Bagdadit

by mapo.al
27/10/2019
in Aktualitet, Bota
0

Presidenti Donald Trump tha se udhëheqësi i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi është vrarë pas një operacioni të forcave speciale ushtarake amerikane në Siri.

“Mbrëmë Shtetet e Bashkuara sollën terroristin numër një në botë para drejtësisë“, njoftoi presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë të dielën.

“Asnjë personel amerikan nuk u dëmtua në operacion” .por një numër i madh i luftëtarëve të Bagdadit u vranë, njoftoi Presidenti Trump të dielën nga Shtëpia e Bardhë.

Duke folur përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Al Baghdadi aktivizoi xhupin e tij me eksploziv gjatë operacionit të forcave speciale mbrëmjen e së shtunës.

Në një deklaratë të pazakontë për shtyp, Trump u shpreh: “Ai vdiq pasi vrapoi në thellësinë e një tuneli që nuk kishte dalje duke qarë e ulëritur gjatë gjithë rrugës. Personi që u përpoq aq shumë të intimidonte të tjerët i kaloi momentet e fundit të jetës së tij në frikë dhe panik total nga forcat amerikane që i ishin vënë pas”.

Detaje nga operacioni

Mediat ndërkombëtare kanë nxjerrë detaje nga operacioni i një ditë më parë i ushtrisë amerikane, të mbështetura dhe nga ajri për vrasjen e kreut të Shtetit Islamik, al Baghdadi.

Sipas të dhënave, të konfirmuara dhe nga ushtria, kreu i ashtuquajturit “Kalifati islamik” hodhi veten në erë sapo pikasi se ishte rrethuar nga ushtarët. Bashkë me të humbën jetën dhe dy gratë e tij dhe tre fëmijët e tij.

Njeriu më i kërkuar në planet në 5 vitet e fundit aktivizoi një xhup me eksploziv, në shtëpinë ku fshihej në fshatin Brisha të provincës Idlib, i cili shkaktoi një shpërthim të fuqishëm. Mësohet se al Baghdadi kishte mbërritur në vendin ku ndodhi operacioni i ushtrisë amerikane vetëm 48 orë më parë, duke nënkuptuar kështu se prej kohësh ishte në survejim. Në aksionin për vrasjen e tij kontribuuan dhe shërbimet inteligjente turke dhe ato irakiane.

Mbështetësit e al Baghdadit sapo morën vesh lajmin për vdekjen e liderit të tyre premtuan se lufta e ISIS nuk përfundon dhe se xhihadi do të vijojë më tej.

Tags: Abu Bakr al-BagdadiTrump konfirmon vdekjenU vra si qen

JU SUGJEROJME

Prifti arrestohet për dhunë në familje
Bota

Prifti arrestohet për dhunë në familje

25/06/2022
Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia! A janë këto fillesat e Luftës së Tretë Botërore
Bota

Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia! A janë këto fillesat e Luftës së Tretë Botërore

25/06/2022
Aksident në Tiranë, makina përplas nënën dhe fëmijën 3 muajsh
Aktualitet

U përplas me betonieren teksa lëvizte me motor, humb jetën 40-vjeçari

25/06/2022
“S’do lejojmë të harrohet gjenocidi i Çamërisë”, mesazhi i protestës para konsullatës greke në Izmir
Aktualitet

“S’do lejojmë të harrohet gjenocidi i Çamërisë”, mesazhi i protestës para konsullatës greke në Izmir

25/06/2022
Next Post
VIDEO/ Sulmuesi shqiptar mahnit, por nuk vlen në tokën australiane

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar mahnit, por nuk vlen në tokën australiane

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Prifti arrestohet për dhunë në familje
  • Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia! A janë këto fillesat e Luftës së Tretë Botërore
  • U përplas me betonieren teksa lëvizte me motor, humb jetën 40-vjeçari
  • Propozimi i çuditshëm mbi trenin me të rrezikshëm në botë (VIDEO)
  • “S’do lejojmë të harrohet gjenocidi i Çamërisë”, mesazhi i protestës para konsullatës greke në Izmir



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In