Arkiva 2

U vra sot në Elbasan, ky është Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:19 - 17/09/20 |
mapo.al

Personi që shihni në foto është Bujar Çela, 50-vjeçari që u ekzekutua mëngjesin e sotëm me armë zjarri në Bradashesh të Elbasanit.


Viktima është vëllai i të shumëkërkuarit për grabitjen e Rinasit  dhe vrasjen e dy vëllezërve Haxhija në Durrës, Talo Çela. Ai punonte si taksist ilegal në rrethinat e qytetit të Elbasanit, ndërsa nuk njihej si person me probleme. Bujar Çela nuk është as person i njohur për policinë pasi nuk ka asnjë precedent penal.


Vrasja e tij dyshohet se ka lidhje me krimet e të vëllait, Talo Çela dhe është një mesazh për këtë të fundit, i cili ndodhet në arrati. Bujar Çela u ekzekutua nga dy persona teksa futej në lokal për të pirë kafe.



Bujar Çela, 50-vjeçari i vrarë sot në Elbasan


LEXO EDHE: 

Detaje/ Si u ekzekutua vëllai i Talo Çelës teksa futej në lokal

Ngjarje e rëndë në Elbasan, vritet me armë zjarri 50-vjeçari


Etiketa: , , , ,

Pas