Aktualitet

U vra te dera e shtëpisë, drejt Velajt u qëllua 40 herë, autori i maskuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:00 - 04/06/21 |
mapo.al

Teksa kanë kaluar më pak se 48 orë nga vrasja e Shkëlzen Velajt në Vlorë, janë mësuar detaje të reja. Mësohet se 42-vjeçari kishte pikasur një makinë që po e ndiqte teksa ai po i afrohej banesës së tij në lagjen “Çole”.






Në momentin që pa armën në dorën e një personi, Velaj la makinën ndezuar dhe u ngjit me vrap për në katin e pestë të pallatit ku jetonte por atentatori e ndoqi me vrap dhe do ta qëllonte me breshëri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.


Mësohet se autori ka qenë me një kapele të zezë dhe maskë anti-COVID në momentin që i është afruar për ta vrarë.







42-vjeçari ka thirrur të ëmën që t’i hapë derën, por breshëria e plumbave ka penguar të moshuarën që të shpëtonte të birin.

Lexo edhe :  Blindohet Vlora, policia dhe FNSH kontrolle për persona në kërkim


Deri më tani, burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se në shkallët e pallatit janë gjetur mbi 40 gëzhoja, shumica prej tyre kishin depërtuar në trupin e 40-vjeçarit.



Po ashtu bëhet me dije se në makinën e djegur të autorëve u gjetën 2 kallashnikovë. Ndërkaq RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer disa kontrolle në Selenicë dhe Vlorë, por deri tani nuk kanë pasur asnjë rezultat.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas