Haxhi Baçinozi, një ish – dënuar nga sistemi komunist për agjitacion e propagandë mbeti i vrarë pasditen e sotme në Tiranë, teksa kishte dalë shëtitje me të birin tek Kodrat e Liqenit Artificial. Policia thotë se ka identifikaur autorët. Ata janë nga Fieri, andej nga ka origjinën dhe viktima.
Ende nuk dihen motivet konkrete të ngjarjes, ndërsa mediat raportojnë për një konflikt mes palëve.
Ngjarja ndodhi në orën 18:15, kur parku është tejet i populluar me njerëz dhe tragjedia shtohet pasi autorët e vranë Baçinozin në sytë e djalit të tij të mitur. Fëmija është marrë nga të afërmit, ndërsa trupi i viktimës për afro dy orë ka qendruar në vendin e ngjarjes për shkak se po bëhej ekspertiza e policisë.
Skeda e publikuar nga Kujto.al për Haxhi Baçinozin
Lindi më 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të Fierit. Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “agjitacion e propagandë”.
U dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “veprën e terrorit në bashkë-punim” (dënim i kombinuar).
Lexo edhe
Foto/ Me maska në mes të Parkut, detaje të vrasjes tronditëse
Ngushllime familjes e miqve te Haxhiut.Eshte ridenuar ne revolten e Qafe Barit ,I kane thyer kembet ne tortura,,ishte njeri nga qendrestaret e revoltes.Teroristet ishin Edmond Camaj me shoke,dhe per turp te gjoja demokracise sot perdoret klasifikimi ,denuar per terrorisem,turp.