Aktualitet

U zhduk nga banesa/ E moshuara gjendet me dron pas 24 orësh kërkime





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:39 - 25/12/19 |
mapo.al

Një e moshuar, e cila ishte zhdukur prej ditës së djeshme nga banesa e vajzës së saj në Gjirokastër, është gjetur sot nga policia. Kjo e fundit ka nisur kërkimet, menjëherë pas denoncimit të familjarëve të saj, duke përdorur edhe dronin.


Pas 24 orësh kërkime, uniformat blu kanë arritur të lokalizojnë dhe gjejnë 74-vjeçaren V. F., e cila vuante nga problemet e shëndetit mendor. Gjetja e saj është bërë në pyllin e fshatit Hundkuq, fal dronit të policisë.


foto galeri


foto galeri


Njoftimi i policisë:

Gjirokastër.
Largohet nga banesa e moshuara me probleme të shëndetit mendor, gjendet fal kërkimeve me dron nga ana e Policisë. Mesditën e djeshme shtetasja V.F., 74 vjeçe, banuese në Tepelenë, është larguar nga banesa e vajzës së saj në fshatin Hundkuq, Gjirokastër. Të afërmit e shtetases së mësipërme sapo kanë konstatuar mungesën e saj në banesë, kanë kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit të marrë për largimin nga banesa të shtetases V.F., kanë nisur kërkimet në terren duke përdorur dronin e Policisë.

Ditën e sotme, nëpërmjet dronit është bërë lokalizimi dhe gjetja e shtetases V.F., në pyllin e fshatit Hundkuq. Familjarët e shtetases V.F, kanë falënderuar efektivat e Policisë për angazhimin dhe gjetjen e nënës së tyre. #policianesherbimtekomunitetit.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas