Shqipdon Aliu, 23 vjeç që ishte zhdukur prej disa ditësh, mësohet se është gjetur pajetë në fshatin Gadime e Ulët, të Komunës së Lipajnit në Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë deklaroi se “më 21.10.2019 rreth orës 21:30, në fshatin Gadimë e Ultë të Lipjanit, saktësisht në një gropë (te gurthyesi i vjetër), është gjetur një trup i pajete. Ekipet e nevojshme policore janë ne vendngjarje. Bazuar ne te dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjale për personin e raportuar te zhdukur me datën 14 tetor. Kanë qenë informacionet e qytetareve ato që kanë ndihmuar policinë te gjejnë vendodhjen e personit”.
23-vjeçari nga Lipjani, ishte zhdukur pa gjurmë nga shtëpia. Ai është djali i vetëm i familjes Aliu, ndërsa para pak ditësh i vdiq edhe i ai. Ende nuk dihet nëse Shqipdonin e kanë vrarë apo ka vdekur për shkaqe të tjera.
Lexo edhe: